Një cent më lirë se ditën e djeshme do të shitet sot një litër naftë në Kosovë.
Çmimi ishte 1.76 euro të mërkurën, ndërsa sot do të jetë 1.75 euro.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, benzina do të shitet për 1.43 euro, ndërsa çmimi i gazit do të jetë 0.88 euro për litër, transmeton Klankosova.tv.
Çmimet do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.