Lajmet e fundit
Nacho Fernandez nuk lëvizë nga Real Madrid. Ky është lajmi që vjen pas takimit që ai pati me Rafa Benitez.

Rafa Benitez ka filluar të vendosë rregullin tek Real Madrid. Spanjolli qysh tani ka filluar bisedat me disa per lojtarëve. Një prej të parëve me të cilët ka folur ishte Nacho Fernandez. Ata u takuan në qendrën stërvitore Valdebebas, ndërsa Benitez e siguroi lojtarin që ai është në planet e tij.
Nacho pati debutuar nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, në prill të vitit 2011. Sezonin tjetër ai kaloi tek Real Madrid Castilla, për tu kthyer prapë në ekipin e parë nën urdhërat e Carlo Ancelottit, i cili tregoi besim në të, siç ka bërë tash edhe Rafa.
Ndryshe, agjenti i Nachos, Jose Segui është kontaktuar nga top-skuadra evropiane, si Arsenal, Porta e Sevilla, por ai vendosi të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
As klubi nuk ka pranuar asnjë ofertë për të, prandaj Nacho bëhet ndër të parët futbollistë, të cilëve u është konfirmuar se janë të nevojshëm për sezonin e ri.