Ora biologjike është pak e rëndësishme për Mick Jagger.
Ai do të bëhet baba për herë të tetë. Në moshën 73 vjeçare.
E dashura 29 vjeçare e frontmanit të Rolling Stones, balerina amerikane Melanie Hamrick, është shtatzënë.
Jagger tash do të ketë fëmijë me 5 gra të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Fëmijët e tij më të vjetër janë Karis Hunt, 45 vjeçar, nga martesa me këngëtaren Marsha Hunt, dhe Jade Jagger, 44 vjeçare, me ish gruan Bianca Jagger, me të cilën ishin të martuar për tetë vjet.
Katër fëmijë i ka me ish-partneren Jerry Hall: Elizabeth, 32 vjeçare, James, 30 vjeçar, Georgia, 24 vjeçare, dhe Gabriel, 19 vjeçar.
Me modelen braziliane Luciana Gimenez e ka djalin Lucas, 17 vjeçar.
I ka pesë nipër dhe mbesa, kurse në muajin maj të 2014 u bë stërgjysh, pasi mbesa Assisi lindi vajzë.
Rolling Stones vitin e kaluar i kanë fituar 66 milionë dollarë, kurse këtë vit do ta publikojnë një album të ri.