Lajmet e fundit

Një grua myslimane është larguar nga tubimi elektoral i kandidatit për president të Amerikës, Dolanld Trump në Karolinën Jugore të premten, pasi që ajo qetësisht kishte protestuar kundër komenteve kontroverse të republikanit, për emigrantët myslimanë.
Rose Hamid e cila është 56 vjeçare, e mbuluar me shami dhe e veshur me një bluzë me mbishkrimin “Selam, unë vij në paqe”, shpresonte se prezenca e saj mund të ndryshonte mendimin që përkrahësit e Trump-it kanë për besimtarët e fesë islame.
Ajo ishte ulur pas Donald Trump, dhe në momentin që ai filloi të flasë për refugjatët sirianë dhe se si atyre duhet t’iu ndalohet hyrja në Amerikë për shkak se sipas tij shumica prej tyre kanë lidhje me Shtetin Islamik, Rose u ngrit në këmbë dhe qëndroi para tij, duke lënë mesazhin e saj të shihej.
Policia menjëherë i ka kërkuar asaj të largohej, dhe e ka shoqëruar jashtë vendit ku po zhvillohej tubimi. Largimi i saj është shoqëruar me brohoritje nga masa, duke kërkuar nga ajo të largohej e duke thënë se “ajo po mbanë një bombë”.
Pasi që ajo u largua nga vendi, Trump e vazhdoi fjalimin duke thënë se: “Ka shumë urrejtje ndaj nesh. Është urrejtja e tyre, nuk është e jona”, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.