Lajmet e fundit

Myslimanët e Indonezisë në muajin e Ramazanit fillojnë iftarin me supë bananesh!
Kjo supë në gjuhën lokale indoneziane quhet (kolak pisang) dhe përgatitet nëpër shtëpi e restorante ndërsa shitet për konsumatorët në tezga të vendosura përpara xhamive, transmeton Klan Kosova.
Tezgat e tilla të cilat vendosen përpara xhamive pak kohë para iftarit dhe shesin supë prej bananesh zgjojnë interes të madh.
Edhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit në fillim shërbejnë me supë bananesh falas.
Besohet se nisja e iftarit me supë prej bananesh, në vend të ushqimeve të rënda, është e dobishme për sheqerin në gjak gjatë këtij muaji.
Supa prej bananesh, e cila është e domosdoshme në tryeza për iftar tek myslimanët indonezianë, përgatitet nga sheqeri i palmës, qumështi i kokosit, fleta e gjethes pandan dhe me banane.
Supa e bananes, ku shtohen edhe lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, gjen blerës për afër 50 cent, shkruan Andadoly Agency, transmeton Klan Kosova.