Lajmet e fundit

Naim Tërnava, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, i ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
Ai ka thënë se muaji i Ramazanit është sinonim i mirësisë dhe solidaritetit mes njerëzve.
“Kjo disiplinë morale hap zemrat e besimtarëve që t'i pranojnë porositë e Ramazanit, të cilat trokasin thellë në ndërgjegjen e çdo besimtari, duke rizgjuar ndjenjën për vepra të mira dhe largimin nga veprat e liga”.
Kreu i BIK-ut ka bërë thirrje që ky muaj të shërbejë për ta ndihmuar njëri tjetrin, njofton Klan Kosova.
“Le të jetë ky muaj stimulim për zemrat dhe shpirtrat tanë për përkushtim dhe forcim të besimit në Zotin. Ky përkushtim le të na shërbejë si rast i shtrirjes së dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë”.
Kronikë nga Rozafa Selmanaj.