Myftiu i Serbisë, Abdullah Numan, ka deklaruar për Vecernje Novosti, se “ndarja e Kosovës askujt nuk i ka sjellë ndonjë të mirë”, prandaj, sipas tij, të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë “që kanë rrënjë të njëjta” – serbët, boshnjakët dhe kroatët, duhet të bashkohen sërish, njofton Klan Kosova.
Myftiu serb ka deklaruar se nëse popujt që ishin në Jugosllavi, e që kanë “rrënjë të njëjta”, nuk bashkohen, atëherë do të shkojnë drejt rrugës së shkatërrimit.
“Çfarë të mirë na sjelli ndarja e Kosovës? Sa monumente fetare që janë ruajtur me shekuj, madje edhe në kohën e sundimit turk, sot gjenden në njëfarë të ashtuquajturi shtet të pavarur, larg popullit që i respekton dhe i nderon ato monumente”, thotë Numan.
“Nuk jam politikan dhe as që e kam ndërmend të bëhem. Por, cili është benefiti nga këto ndarje, siç ishte rasti i Kosovës dhe i Bosnje Hercegovinës. Duhet që serbët, boshnjakët dhe kroatët të sillen si burra, si vëllezër dhe ta falin njëri-tjetrin”, ka thënë myftiu.
klankosova.tv