Lajmet e fundit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar opinionin dhe besimtarët, se Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pas shtrimit fillimisht në QKUK dhe më vonë në Stamboll, është në gjendje të mirë dhe pa shqetësime serioze.
“Gjendja shëndetësore e Myftiut, është shumë e mirë dha nga ekzaminimet e analizat e bëra në Stamboll rezulton që myftiu nuk ka as një shqetësim serioz, kështu që ai në ditët në vijim do tu kthehet detyrave të tij të përditshme.
“Me këtë rast Kryesia e BIK falënderon stafin mjekësorë të QKUK të QUM në Stamboll si dhe të gjitha ata që u interesuan për shëndetin e Myftiut,” thuhet në komunikatën e BIK-ut, transmeton Klan Kosova.