Lajmet e fundit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, e ka grupin e tij muzikor personal, të përbërë vetëm me vajza.
Ky grup quhet “Moranbong” dhe është pjesë e makinerisë së propagandës së këtij shteti.
Grupi i muzikanteve vajza u formua në vitin 2012 dhe tashmë gëzon famë të madhe në vendin e tyre.
Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohen abuzimet e supozuara të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, si shenjë “miqësie”, Kim po e dërgon këtë grup muzikor në një turne gjashtë ditore në Kinë, meqë ajo është aleati më i afërt me Korenë e Veriut.
Koncertet e kaluara të grupit “Moranbong” kanë qenë të mbushura me fotografi të Kim Jong-Un dhe me video që shfaqnin hedhjen në erë të raketave mbi SHBA-të.
Muzika e tyre është e përzier me tinguj pop dhe rok, ndërsa tekstet përmbajnë lavdërime të ekzagjeruara për liderin e tyre Kim, duke përmendur “zemrën e tij të ngrohtë” dhe “buzëqeshjen e lezetshme”, transmeton Klan Kosova.