Lajmet e fundit
12 maji në Vjenë të Austrisë solli promovimin e CD-së me këngë shqiptare nga treva të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë me titullin, ‘’Albaninan flowers’’ apo ‘’ Lulet Shqiptare’’.

12 maji në Vjenë të Austrisë solli promovimin e CD-së me këngë shqiptare nga treva të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë me titullin, ‘’Albaninan flowers’’ apo ‘’ Lulet Shqiptare’’.
Një projekt i tillë erdhi nën idenë dhe realizimin e mezzosopranos Flaka Goranci, që kishte qëllim pikërisht njohjen e vlerave kulturore në botë.
Në këtë CD janë të përfshira 11 këngë shqiptare dhe aranzhuesi i ktyre këngëve është Kushtrim Gashi i cili bëri mjaft kontribut për këtë projekt. Ky i fundit u shpreh shumë i gëzuar për punën që ka bërë:
“Kam pasur nderin të punoj me një ekip profesionistësh, ndër ta edhe instrumentistët e Filarmonisë së Vjenës.’’
Kjo CD përmbanë një Libërth me 30 faqe, ku të përfshira janë tekstet e këngëve të përkthyera në anglisht dhe gjermanisht, një përshkrim të muzikës shqiptare në përgjithësi si dhe kulturën nga trevat më të bukura të Kosovës dhe Shqipërisë.