22.03.2023 · përditësuar para 1214 dite1 min lexim
Muaji mars ka shënuar rritje të numrit të turistëve të huaj në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.
Në këtë fillimjave Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e kanë vizituar një grup turistësh nga Japonia, të cilët janë njohur me historinë dhe traditat shqiptare.
“Pas 3 vitesh mungese për shkak të pandemisë në këtë muze janë rikthyer grupet e organizuara me turistë japonezë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë”, ka thënë për Atsh-në drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik, Mehdi Hafizi.
Ai ka theksuar se vetëm në 3 javët e para të marsit ky muze është vizituar nga rreth 2000 turistë. “Gjatë marsit është shtuar numri i turistëve me grupe të organizuara si amerikanë, italianë, spanjollë, gjermanë, etj”.
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ishte përuruar më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut, shkruan Atsh, transmeton Klan Kosova.
Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.