Lajmet e fundit

Artistët e rrugës kanë filluar të vizatojë në muret e muzeut të artit “Long Beach” në Kaliforni me datën 26 qershor këtë vit.
Ky projekt ka përmbledhur një grup të artistëve të cilët kanë eksploruar artin e rrugës jashtë studiove ose në këtë rast kanë zëvendësuar rrugën me studion.
“Shumë nga punët në galerinë tonë do të jetësohen në muret e galerisë duke përdor artin tradicional bashkë me atë modern” tha Ron Nelson, drejtori ekzekutiv i galerisë.
Ai ka bërë të ditur se ata janë lejuar të pikturojnë çka ata të duan pasi sipas tij është e rëndësishme që artistët e rinj të motivohen dhe t’iu lejohet sa më shumë hapësirë veprimi, transmeton Klan Kosova.
“Pasi ekspozita të përfundojë, muret do të ringjyrosen dhe do të përgaditën për ekspozitën e rradhës. Është e rëndësishme për entuziastët e artit ta shohin këtë ekspozitë para se të mbyllet “ përfundoi ai.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 shtator.