Lajmet e fundit

Adrian Mutu do të jetë trajneri i ri i kombëtares së 21-vjeçarëve të Rumanisë. Ish sulmuesi i Interit, Parmës, Juventusit dhe Fiorentinës dhe njëkohësisht autori i 35 golave me Rumaninë në 77 ndeshje aq sa edhe legjenda Gheorghe Hagi, ka nisur një aventurë të re atë të trajnerit. Në fakt kjo është eksperienca e tretë për Mutu në pankinë pasi më herët ka drejtuar për pak kohë Voluntarin në Rumania dhe Al Wahda U-21 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ka qenë vetë Federata Rumune e Futbollit që ka bërë të ditur emërimin e Adrian Mutu në stolin e përfaqësueses U-21, që aktualisht pozicionohet e dyta në grupin eliminator për Europianin e 21-vjeçarëve që do të zhvillohet në vitin 2021./supersport.al/