Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenal, Shkodran Mustafi ka thënë se është e vështirë të luash nën drejtimin e Arsene Wenger, nën retë e spekulimeve për të ardhmen e tij.
Këto komente 20-shja e The Gunners i ka bërë pas fitores ndaj West Ham United.
“Në mes këtyre spekulimeve është tejet e vështirë, por ne jemi profesionist”.
“Është pjesë e punës tonë por e shihni çdokund se spekulohet”, ka thënë Mustafi për talkSPORT, transmeton Klan Kosova.
“Nëse ai thotë se do të largohet apo se do të qëndrojë, do të ishte një ndihmë apo edhe mund ta bënte situatën më keq? Kush e di? Parapëlqej që të koncentrohem në atë që po ndodh në fushë”, ka përfunduar Mustafi.