Lajmet e fundit

Mbrojtësi, Shkodran Mustafi është kthyer sot në Gjermani së bashku me lojtarët tjerë të përfaqësueses.
Futbollisti me prejardhje shqiptare ka qenë pjesë e ndeshjes miqësore Francë – Gjermani.
Por në momentet e ndeshjes Parisi po përballjes me sulme terroriste.
Ai ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe ka thënë: “Pas në Gjermani...por mendjen e kam me gjithë ata njerëz që kanë humbur dikë mbrëmë në Paris”.
“Çka po ndodhë në këtë planet. Zot na ndihmo”, ka shkruar Mustafi, transmeton Klan Kosova.