Profesori universitar i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, vlerëson se qeveria aktuale nuk është duke dalluar nga qeveritë e kaluara.
Ai këtë e ka lidhur me ekzekutimin e pagave, sipas Ligjit të Pagave.
“Është padrejtësi që po vazhdon sikurse në qeveritë e shkuara. Rritja ka ndodhur vetëm tek njerëzit që kanë pozita menaxheriale, ministra e këshilltarët e tyre, kurse jo për zyrtarët që janë afër qytetarëve kanë pasur ndryshim të papërfillshëm”, është shprehur Kadriaj në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.
Të papërfillshme ai e ka quajtur edhe numrin e aplikuesve në platformat “Superpuna” dhe “Qeveria për familjet”.
“Në momentin që do ta ndalë subvencionimin për ta përkrahur sektorin privat, atëherë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Sa të jetë subvencionuese qeveria, nuk është testi më i mirë i punësimit”.
“Janë 30 komuna dhe 1,000 aplikues, del të jetë numër”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=6hIdA6hOL58
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.