Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë kontributin e ministrit të deritanishëm të Integrimit Evropian Bekim Çollaku i cili sot edhe zyrtarisht e la këtë post.
Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe angazhimin e Çollakut në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, bëhet e ditur një një njoftim për media të Zyrës së kryeministrit, transmeton Klan Kosova.