Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.
Mustafa e falënderoi ambasadoren Ozan për kontributin e saj për proceset në Kosovë, duke shprehur mirënjohje të posaçme për angazhimin e saj të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve.
“Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që shteti turk po jep për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim nga kryeministria.
Ndërsa diplomatja turke, Songul Ozan, ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të saj në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën, transmeton Klan Kosova.