Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka marrë pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Turk.
Me këtë rast, ai shprehu përkushtimin e Qeverisë të cilën e drejton për të vazhduar përkrahjen dhe ofrimin e mundësive të reja zhvillimore për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe qasje të barabartë në ndarjen e të mirave, pa dallime.
“Qeveria që unë drejtoj do të vazhdoj që të mbështes komunitetin turk në Kosovë, nevojat kulturore të këtij komuniteti, ato arsimore, identitare dhe të tjera, me çka ne shprehim përkushtimin e Qeverisë për ta ndërtuar një Kosovë të barabartë, për të gjithë dhe pa dallim për askënd”, tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit.
"Përkushtimi dhe zelli i komunitetit turk në Kosovë, që nga fillimi për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, përpjekja e sinqertë dhe e vazhdueshme e këtij komuniteti bashkë me të gjithë të tjerët për t’i forcuar dhe demokratizuar këto institucione, na jep të drejtë të konstatojmë se vlerat multietnike mbi të cilat ndërtohet Kosova, janë pasuria jonë e përbashkët, pasuri e cila e bënë Kosovën më evropiane, më demokratike dhe më të fortë" tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit, transmeton Klan Kosova.