Lajmet e fundit
Kryeministri në dy komunat do të takohet me kryetarët respektiv, atë të Ranillugut, Gradimir Mikic dhe kryetarin e Kamenicës, Begzad Sinani.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, bashkë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, do të vizitojnë komunën e Ranillugut, transmeton Klan Kosova.
Mustafa në Ranillug do të takohet me kryetarin, Gradimir Mikiq, në orën 11:00.
Kryeministri kosovar më pas do të vazhdojë vizitë e tij për në komunën e Kamenicë, ku do të takohet me homologun e Mikiq në Kamenicë, Begzad Sinani.