I pari i ekzekutivit ka marr pjesë në vënien e gurëthemelit të memorialit kushtuar Ibrahim Rugovës, ndërsa ka premtuar mbështetje për projektet e Istogut.
14.11.2015 · përditësuar para 3914 dite1 min lexim
Kryeministri, Isa Mustafa, të shtunën, ka vizituar komunën e Istogut dhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën.
Më pas, të dy së bashku, morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e memorialit kushtuar presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.
Ai tha se memoriali do të financohet nga buxheti i Kosovës me participim të komunës, pasi Rugova është një nga figurat më të mëdha të popullit.
Mustafa u zotua se do ta mbështes komunën e Istogut në projektet e ardhme, ndërsa vizitoi edhe punimet që po zhvillohen në burimin e Istogut.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.