Lajmet e fundit

Ministri në detyre i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, me ftesë të parlamentarit John Grogan, vizitoi Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ku u takua me disa anëtarë të parlamentit britanik, transmeton Klan Kosova.
Sipas MPB, parlamentarët britanik shfaqën interes të jashtëzakonshëm për zhvillimet në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në vend.
Mustafa kërkoi që të vazhdojë mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu edhe disa aspekte lobuese lidhur me përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.