Lajmet e fundit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, shkoi sot rreth mesditës në familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Ai u mundua që mos të bëhet e madhe kjo vizitë duke mos i marr as truprojet me veti, dhe shoqërohej vetëm nga Vlora Dumoshi.
Klan Kosova mëson nga burime jozyrtare, se çështja e votimit të deputetes më të re ishte tema e ardhjes së kryeministrit në Velani.
Ky i ka kërkuar vajzës së ish-presidentit të mos votojë Kadri Veselin për kryetar kuvendit dhe Ramush Haradinajn për shef qeverie.
Gjithnjë sipas burimeve, Rugovët nuk i kanë garantuar Mustafës një gjë të tillë.