Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova.
Në mesazhin e kryetarit të LDK-së drejtuar qytetarëve të besimit islam, thuhet:
“Uroj që të gjithë njerëzit në Kosovë dhe në mbarë botën, ta ndjejnë veten mirë në këtë festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin, mirësinë, tolerancën dhe besimin. Me fat Kurban Bajrami.”