Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e betimit dhe marrjes së detyrës së Kreut të Shtetit Shqiptar.
Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, Mustafa i ka uruar Presidentit Meta sukses në këtë detyrë të rëndësisë së veçantë për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.
Duke vlerësuar rolin e tij në pozitat e deritashme si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit dhe pozitat tjera politike e shtetërore, kryeministri në detyrë i Kosovës ka shprehur besimin e plotë se kontributi i Presidentit Meta për zhvillimet e mëtejme progresive do të jetë esencial.
Ndërkaq, duke iu referuar lidershipit, maturisë dhe konsistencës së dëshmuar deri më tani nga Presidenti Meta, Mustafa ka shprehur bindjen se ai do të jetë garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.