Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka bërë një urim të veçantë me rastin e Krishtlindjeve, njofton Klan Kosova.
Ai tha se kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anëkënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përcjellë urimet më të sinqerta për Krishtlindje.
Urime të veçanta edhe për trupin diplomatik, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë.
Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.
Për shumë mot Kërshëndellat! Urime!