Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.
"Më lejoni që të shpreh respektin dhe konsideratat më të larta për mësimdhënësit e Kosovës, njerëzit që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre kanë pasur rol vendimtar për të gjitha të arriturat që Kosova ka bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit" thuhet mes tjerash në urimin e shefit të qeverisë kosovare.
Duke shprehur respektin dhe përkrahjen e ekzekutivit për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e Kosovës,Mustafa iu ka uruar atyre nga zemra gjithë të mirat si dhe suksese për këtë vit shkollor, transmeton Klan Kosova.