Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka uruar kryeministrin e ri të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili u zgjodh në këtë detyrë nga deputetët e Parlamentit kroat.
Mustafa e ka pagëzuar Plenkoviq në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës dhe ka shprehur besimin e plotë se ai me eksperiencën dhe lidershipin e tij do të kontrobiojë në progresin e popullit dhe shtetit të Kroacisë, njofton Klan Kosova.
“Shfrytëzoj rastin të theksoj kënaqësinë time për avancimin shumëdimensional të bashkëpunimit dhe të miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe jam plotësisht i bindur për avancimin e mëtejmë të relacioneve tona shembullore”, thuhet në urimin e kryeministrit Mustafa.