Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 Mars - Ditën e Mësuesit.
"Të gjithë mësimdhënësve, që mision kishin dhe kanë shpërndarjen e dijes, ju uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Do të u jemi mirënjohës për kontributin e tyre shembullor, për dhënien e dijes dhe në veçanti, shpreh urimet dhe konsideratën më të lartë, nga unë dhe e gjithë LDK, për të gjithë arsimtarët që në çdo kohë frymuan shqip. Misioni i tyre në zhvillim të vendit dhe shoqërisë meriton respekt dhe përkrahje nga të gjithë ne", thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova.