Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në përurimin e shkollës së mesme “Ulpiana” në Lipjan, ka uruar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Sot është një ditë e veçantë për ne. Është 1 qershori, Dita e Fëmijëve. Ne të gjithë do të angazhohemi që fëmijëve tanë t’ju sigurojmë kushte më të mira, që ata ta gëzojnë ardhmërinë e tyre, që ata të kenë kushte si fëmijët tjerë të botës, t’i realizojnë ëndrrat e tyre, dhe t’i realizojnë dëshirat e tyre”, tha ai, transmeton Klan Kosova.