Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, 4 Korrikun.
Ai ka thënë se “SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin”, njofton Klan Kosova.
Më poshtë statusi i Isa Mustafës:
Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.
Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë.
Zoti e Bekoftë Amerikën!
God Bless America!