Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të udhëtojë për në Spanjë që të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane, njofton Klan Kosova.
Mustafa Madridin do ta vizitojë me 21 dhe 22 tetor, ku edhe do t’i drejtohet Kongresit të EPP-së.
Aty të pranishëm do të jenë shumë krerë të shteteve dhe Qeveri të djathta të cilat janë në pushtet në shteteve përkatëse në Europë.
Partia Popullore Evropiane (EPP) është familje politike e qendrës së djathtë, më e madhja në Parlamentin Evropian që nga fundi viteve 90, e cila përfshinë në gjirin e saj parti të mëdha siç është Unioni Kristian Demokratik i Gjermanisë (CDU) i kryesuar nga kancelarja Angela Merkel, apo Partia Popullore (PP) në Spanjë, e kryeministrit Mariano Rajoy.