Lajmet e fundit

Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se Gjykata Speciale do t’i hapë vend Kosovës për zhvillim dhe ajo assesi nuk është kundër luftës së UÇK-së.
Komandant Remi duke folur për Specialen tha se ajo nuk e gjykon UÇK-në, por do të merret me krime e vepra kriminale të pasluftës, transmeton Klan Kosova
“Gjykata do të ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit”.
Shkrimi i plotë i Remit në Facebook:
NORMALIZIMI INSTITUCIONAL- bashkë me miq, do të prodhojmë rend, ligj dhe sistem të drejtësisë aq të nevojshëm për vendin.
UÇK vlerë që ka prodhuar Lirinë bashkë me NATO..!!
Gjykata Speciale, hapë rrugën për zhvillim të vendit, nuk është kundër UÇK-së.
Ka zëra të shumtë që thonë: "Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-s" Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do të mbetet e pastër...
Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe përspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË...
Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapësirat ku jetojmë bashkë me aleatët tanë...
Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do të ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellur vendime të drejta dhe të besueshme për tema të hapura apo te dyshimta mbi kohen e luftës, apo pas luftës...
Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do të mbyllen shpejt dhe mbarê..
Më shumë gjykata do të ketë punë me vepra të dobta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit...
Unë besoj në rrugën që kemi para nesh, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë!