Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Msutafa ka thënë se Trepca nuk rrezikohet nga likuidimi, megjithë ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë cështje.
Ai ka deklaruar se ligji është i nevojshëm për këtë kompleks dhe plotëson të gjitha nevojat në të gjitha aspektet, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sa i përket demarkacionit, Mustafa është shprehur se janë duke shterur të gjitha mundësitë për aprovimin e ligjit për këtë cështje.
I pyetur lidhur me mundësinë e riformatimit të kabinetit që drejton, kryeministri i vendit është shprehur se është duke u diskutuar, por ende nuk ka asgjë konkrete.