Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në shënimin e 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës.
Mustafa, ka thënë se Trepça është dhe do të mbetet e Kosovës si dhe sipas tij ai nuk do të jetë objekt i asnjë diskutimi dhe se gjatë këtij viti do të përfundohet Ligji për Trepçën dhe Strategjia pët Trepçën të cilat do të sigurojnë perpektivë për Trepçën.
“Ajo që unë dëshiroj t’ju them, duke ju falënderuar që më thirrët që t’ju përshëndes është të ju garantoj që Trepça është e Kosovës, do të mbetet e Kosovës, s’do të jetë objekt i asnjë diskutimi për të, se Trepça është e juaja, e minatorëve dhe ju minatorët jeni të Kosovës. Dhe po ashtu, ju siguroj se gjatë këtij viti, ashtu siç jemi marrë vesh me drejtorin e juaj, profesor Tmavën, me sindikatën e juaj dhe me përfaqësuesit tuaj, ne do ta përfundojmë Ligjin për Trepçën, do ta përfundojmë Strategjinë për Trepçën dhe do ta sigurojmë perspektivën e Trepçës. Këtë ju garantoj, kjo është punë që do të përfundojë, do ta përshpejtojmë sa më shumë. E kemi përkrahjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, një numër që po i shoh që edhe sot janë këtu. Shpresoj që do ta kemi përkrahjen edhe të deputetëve të opozitës, sepse Trepça nuk është ajo që duhet të na ndajë, por duhet të jemi të gjithë bashkë pozitë dhe opozitë. Kemi çështje për të cilat ne kemi nevojë të jemi bashkë por ka çështje në të cilat mund të kemi edhe mendime edhe divergjenca, sepse ato e krijojnë demokracinë”, u shpreh Mustafa,