Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit , Isa Mustafa, ka vënë sot gurthemelin e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan.
Para të pranishmëve të shumtë, ai tha se Qeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet themelor shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik, duke theksuar se këto janë tre shtylla të cilat ndërlidhen mes vete.
“Ne do të kujdesemi për shëndetin e popullatës dhe për avancimin e shëndetit publik. Instituti ka bërë një punë të rëndësishme së bashku me Ministrinë në këtë fushë. Ne e vlerësojmë lartë punën që është bërë, por poashtu duhet të konsiderojmë që të investojmë më tepër në ndërtimin e objekteve në mënyrë që edhe punonjësit shëndetësorë, por edhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore publike, të kenë kushte më të mira të punës dhe të ofrimit të këtyre shërbimeve”theksoi Mustafa, transmeton Klan Kosova.