Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, në konferencën e përditshme të kësaj partie përgjatë fushatës zgjedhore, bëri thirrje që qytetarët ta votojnë LDK-në, ta votojnë ndryshimin.
“Flisni me miqtë tuaj, familjarët tuaj. Sigurohuni që të gjithë të dalin të votojnë LDK-në, të dalin të votojnë për ndryshim, të dalin të votojnë për një të ardhme të ndritshme për Kosovën”, tha Mustafa, transmeton Klankosova.tv.
Mustafa po ashtu u bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen tubimit të sotëm në Podujevë, si dhe tubimit përmbyllës së kësaj fushatë, nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.