Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme.
"Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë. Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë".
"Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin. Urime dhe ju priftë e mbara!", ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova