Lajmet e fundit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të pritet, në qershor, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Klan Kosova rikonfirmon sot lajmin e një nate më parë, se i pari i qeverisë, do të qëndrojë në Berlin, muajin që vjen.
Njoftimi për këtë vizitë tashmë ka mbërritur në Prishtinë dhe televizioni është në dijeni të dokumentacionit për këtë ftesë.
Klani rikonfirmon, po ashtu, se Merkel, në korrik, do të vijë për vizitë në Tiranë.