Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa edhe në tubimin e mbajtur në Suharekë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se lehtë e kanë që t’i mposhtin kundërshtarët.
Ai ka thënë se këtë koalicion nuk e kanë bërë nga frika e humbjes, por nga besimi që kanë në mes vete dhe programet e tyre, njofton Klan Kosova.
“Një nga një çdo moment i mposhtim”, ka thënë Mustafa.
“Ne nuk e kemi bërë këtë koalicion nga frika se LDK- nuk mund ta mposhtë PDK-më, ose partitë tjera”.
“Koalicionin e kemi bërë nga besimi se Kosovës i duhet një koalicion që ofron ma shumë vlera – të dijes, ekspertizës, biznesit dhe besimit në zot”, ka shtuar ai.
Mustafa ka vazhduar duke thënë se Suhareka e Ukë Bytyqit dhe Sali Asllanit përherë ka treguar se si fitohet bindshëm.
“Mendoj se është radha të fitojmë, jo vetëm në Suharekë, por ta fitojmë Kosovën”, ka thënë Mustafa.
“Mendoj që nëse dikush tjetër, ju njerëzit e Suharekës, e dini më së miri se kujt duhet t’i besohet Kosova, fëmijët tuaj, pasuria juaj”.
“Ju garantoj se besimin do ta keni me qeverinë e koalicionit dhe në Avdullah Hotin si kryeministër i ardhshëm”, ka përfunduar ai.