Lajmet e fundit

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit Alexandra Papadopoulou, u takua me kryeministrin e Kosovës. Isa Mustafa.
Papadopoulou dhe Mustafa diskutuan për bashkëpunimin e përgjithshëm për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.
”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha ajo.
Papadopoulou poashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të misionit të BE-së për sundim të ligjit, transmeton Klan Kosova.