Lajmet e fundit

Ish sekretari i NATO-s George Robertson i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është takuar me kryeministrin Isa Mustafa.
Pos takimit me kreun e ekzekutivit kosovar, Robertson gjatë qëndrimit në Kosovë do të nderohet edhe nga presidentja Atifete Jahjaga, me një çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë
ish-shefi i Aleancës veri-Atlantike do të mbajë edhe një ligjëratë në Kolegjin Universum.
Lord George Robertson, rikthehet në Kosovë pas 16 vitesh, pasi që ai kishte vizituar vendin tonë në vitin 2000, kur kishte takuar klasën politike të atëhershme, njofton Klan Kosova.