Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.
Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.
Mustafa, po ashtu, foli për zgjedhjet e fundit lokale dhe angazhimin e LDK-së për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.
Mustafa dhe O’Connell biseduan edhe për çështjet tjera me rëndësi vitale për Kosovën.