13.02.2017 · përditësuar para 3456 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende, njofton Klan Kosova.
Takimi do të zhvillohet në orën 15:15 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu takim me Ministrin e punëve të Jashtme të Norvegjisë Børge Brende, do të zhvillojë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi. Bëhet e ditur që vizita do të realizohet në ora 14:00 në Kabinetin e Presidentit të vendit, njofton Klan Kosova.
Brende është anëtar i Partisë Konservatore dhe mban postin e Ministritë të Punëve të Jashtme që nga 16 tetori i vitit 2013.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.