Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo.
Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi për të arriturat në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në avancimin e gjithanshëm të progresit.
Mustafa ka shprehur vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe në fusha të tjera të zhvillimeve në vend.
Komandanti i ri KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtejme të KFOR-it, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi përkushtimin e KFOR-it për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës si dhe për angazhimin e tij në krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.