Lajmet e fundit

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa spekulimet për listat e emrave i ka cilësuar si të dëmshme dhe joetike.
Ai në një postim në Facebok ka shrkuar se Kuvendi i Kosovës mori një vendim që ishte i ndjeshëm dhe jo i lehtë për deputet.
"Ky vendim në fakt e kontestonte përgjegjësinë dhe aftësinë tone që si shtet në institucionet e mekanizmat e tij të jemi në gjendje për zbardhur dhe gjykuar të gjitha rastet , krimet dhe deliketet e supozuara çfarëdo qofshim ato' ka shkruar më tej Mustafa.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Mustafës në Facebook:
POST FESTUM VOTIMIT PËR GJYKATEN SPECIALE
• Spekulimet per lista e emra të dëmshme dhe joetike
Kuvendi i Kosovës mori një vendim që ishte i ndjeshëm dhe jo i lehtë për deputet. Ky vendim në fakt e kontestonte përgjegjësinë dhe aftësinë tone që si shtet në institucionet e mekanizmat e tij të jemi në gjendje për zbardhur dhe gjykuar të gjitha rastet , krimet dhe deliketet e supozuara çfarëdo qofshim ato. Pse është kështu është diskutuar shumë e do të diskutohet edhe mëtutje, po kryesore është nxjerrim mësim dhe ta ndryshojme gjendjen në funksionimin e institucioneve demokratike e shtetërore. Kuvendi bëri mire qe vendosi kështu siq vendosi , pasi vendosja ndryshe e dëmtonte rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës. E dëmtonte Kosvën në një kohë kur na duhet ta forcojmë pozitën e subjektivitetin ndërkombëtar me njohje te reja dhe duke u antarësuar në shumë organizata e meknizma , siq është edhe Interpoli e Europoli . Pa qenë antarë të këtyre dy mekanizmave gjykatat tona nuk mund të ndjekin në mënyrë ekfektive edhe ata që në emer të shtetit serb kanë bërë krime gjenocidale e mosntruoze, për çka u fol gjithashtu shumë në Kuvend. Refuzimi i vendimit për gjykatën në një këmbim me rrezikim të mardhënjeve me partnerët kyç ndërkombëtar ishte një çmim i pakuptimtë dhe do të sherbente ndoshta vetëm një sovoraniteti imagjinar, një politike të autarkisë e izolacionizmit që për Kosovën do të ishte shumë më i dëmshëm se sa është provuar për Shqipërinë, në dekadat e vetmisë së madhe në shekullin e kaluar.
Edhe disa deputetë që janë përmendur në Raportin thuaja pamfletist të Dick Martit e votuan këtë Gjykatë jo pse e mendonin se kjo ishte e drejtë por ishin të bindur se kështu i sherbenin vendit dhe partneritetit të tij ndërkombëtar në një kohë sensitive. Pas aprovimit të amandamentit Kushtetues dhe ligjeve përkatëse janë krijuar kushtet që gjykata ta thotë fjhalën e vet. Tash gjithcka duhet ti mbetet asaj gjykate dhe kërkeses për gjykim fer të paanshëm dhe sipas normave e standardeve ndërkombëtare. Andaj spekulimet për emra dhe lista që gjoja do të akuzohen që kanë filluar menjëherë të paraqiten në opinion janë të dëmshme për atmosferën në shoqëri dhe joetike dhe si të tilla uroj të evitohen.