Lajmet e fundit

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Ashtu si raportoi dje Klan Kosova, në këtë darkë të ftuar nga Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri në largim Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mustafa po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.