Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se e mirëpret vendimin e Komitetit për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian i cili gjatë kësaj jave votoi pro raportit të eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave me Kosovën, njofton Klan Kosova.
Duke komentuar këtë vendim, kreu i ezkekutivit tha se nuk mund ta fajësojnë më askënd në lidhje me mosliberalizimin e vizave.
" Nuk mund ta fajësojmë më askënd për mosliberalizim. Mbetët që vendimin ta marrim ne me ratifikimin e demarkacionit. Tani kjo është totalisht përgjegjësi e jona".
Komiteti LIBE i PE-së gjatë miratimit të raportit të së hënës nuk i dha mandat Fajonit që të fillojë negociatat me Këshillin e Evropës për heqjen e vizave të kosovarëve, pa u ratifikuar marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.