Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është e nevojshme që t’i dërgohet Sllovenisë notë proteste, për ndalimin e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritet sllovene.
“Unë kam biseduar me kryeministrin slloven ai ka treguar sesi janë gjendur strukturat e sigurisë në Slloveni.
“Kemi biseduar edhe për pastrimin e listave. Nuk shoh asnjë arsye që ne te bëjmë notë proteste për Slloveninë, ne duhet të kërkojmë që problemi të zgjidhet, por ky problem të zgjidhet në Bruksel që këto lista të pastrohen”.
“Ne duhet të bëjmë apel që zoti Haradinaj të lirohet, këtë apel e kam bërë edhe me kryeministrin slloven”.