Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka vlerësuar se viti 2015 ishte një vit në të cilin Kosova pati shumë suksese.
Ai mes të tjerash ka cekur marrëveshjen me Fondin Ndërkombëtar Monetar, njofton Klan Kosova.
“Me Fondin Ndërkombëtar Monetar, ne kemi arritur që ta stabilizojmë buxhetin të kemi një stabilitet makroekonomik e Kosova të merr hua për zhvillim ekonomik e cila do të gjeneronte vende të reja të punës dhe që buxheti të rritej në bazë të zhvillimit ekonomik”.
Mustafa gjithashtu si sukses të qeverisë së tij ka përmendur edhe arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociim.
“Marrëveshja e Stabilizim Asociim ka mundësuar që përveç fondeve nga BE-ja që i kemi deri në vitin 2020, të kemi edhe një qasjë në tregun e BE-së që është një treg me 500 milionë qyetatarë”.
Ai ka përmendur gjithashtu edhe investimet në bujqësi dhe për autostradën Prishtinë – Shkup.
“Kemi investuar në autostradën për Shkup, e është arritur një tempo mjaft e suksesshme në këtë autostradë”.
Mustafa gjithashtu ka folur për kontratën për Brezovicën dhe marrëveshjen për Temocentralin, Kosova e Re.
“Ne kemi nënshkruar kontratën për projektin turistik në Brezovicë, e deri në fund të këtij muaji kemi përmbushur kriteret në mënyrë që të fillojë implementimi i projektit”.
“Marrëveshja për temorcentralin Kosova e Re, do krijonte kushte që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike”
Ai ka folur gjithashtu edhe për rritjen e pensioneve, të pensionistëve kontributdhënës.
“Rëndësi i kemi dhënë edhe mirëqenies sociale, rritje të pagës, është fjala për implementimin e përvojës së punës”.
“Gjithashtu e kemi filluar implementimin e pensioneve për veteran, e ky është një sukses sepse e kemi përbyllur këtë proces”.